TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e shkaktuar nga moti i keq në Lezhë është drejt përmirësit. Gjatë orëve të fundit ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët, pa shkaktuar probleme shtesë.
Aktualisht, në total janë rreth 230 hektarë tokë bujqësore të cilat raportohen se janë të përmbytura, konkretisht 30 ha në bashkinë Kurin dhe 200 ha në bashkinë e Lezhës. Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të këtij qarku.
Ditën e sotme priten të përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike. Prej disa ditësh, Lezha dhe Shkodra kanë qënë dy qarqet më me shumë dëme nga moti i keq. Po ashtu edhe zona e Currilave në Durrës ishte në rrezik pasi kishte shumë rrëshqitje dherash, të cilat rrezikonin banesat poshtë.