AKTUALITET, 15 Prill 2026, 20:55

Lezhë/ Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin, plagoset bashkë me pasagjeren

Lezhë/ Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin,

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Balldren–Torovicë, në qarkun Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një ciklomotori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një mur rrethues anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Të dy janë transportuar menjëherë drejt Spitali Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.