TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka firmosur një nga urdhrat e tij të parë që ndryshon ndjeshëm organizimin e punës së policisë rrugore në vend.
Siç raporton Vizion Plus përmes një telegrami drejtuar të gjitha drejtorive vendore të policisë, Hitaj ka urdhëruar heqjen e shërbimeve konstante të policisë rrugore në akset nacionale dhe jo vetëm. Ky vendim vjen si përgjigje ndaj ankesave të shumta të qytetarëve, të cilët kanë shprehur shqetësim për ndalimet e shpeshta për kontrolle rutinë.
Sipas urdhrit, duke nisur nga data 10 prill, nuk do të ketë më kontrolle rutinë nga patrullat e policisë rrugore. Në vend të tyre, identifikimi i shkeljeve të qarkullimit do të bëhet përmes përdorimit të radarëve dhe pajisjeve të tjera teknologjike.
Ky ndryshim synon lehtësimin e qarkullimit për drejtuesit e mjeteve, si dhe rritjen e efikasitetit në evidentimin e shkeljeve në rrugë përmes mjeteve moderne./vizionplus