AKTUALITET, 9 Shkurt 2025, 20:45

LDK-ja e bindur për Abdixhikun kryeministër, zëdhënësi: Presim rezultat të shkëlqyeshëm

LDK-ja e bindur për Abdixhikun kryeministër, zëdhënësi:
Lumir Abdixhiku

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se sipas exit-pollit të tyre kanë marrë 24 për qind, shifër që u shpreh se do të rritet pas numërimit të votave të diasporës.

Në konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve, Mustafa u shpreh i bindur se Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm.

“Kemi bërë exit-pollin më të madh ndonjëherë me 18 mijë respodentë. LVV ka 34%, LDK 24% e PDK 22%. Ajo që është e rëndësishme, LDK-ja së paku ka dyfishim të rezultatit nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, pa llogaritur votat e diasporës, ku presim rezultat të shkëlqyeshëm, që do ta rrisë për 2-3 për qind rezultatin tonë”, ka thënë Mustafa, teksa u bëri thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve të LDK-së ta ruajnë votën.