TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në dosjen e Prokurorisë për kryebashkiakun e Erion Veliajt, thuhet se ai ka qenë i dënuar më parë.
Fakt ky, që nuk është i vërtetë. Këtë gjë e kanë pranuar dhe vetë prokurorët në sallën e gjyqit këtë të mërkurë.
Ata janë shprehur në gjykatë se në fakt, kemi të bëjmë me një lapsus.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK. Seanca nisi në 09:00, po u shty për në 13:00 pasi avokatët kërkuan të njihen me aktet hetimore.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në nisje të seancës dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar.
Kjo vjen, pasi në dosje, SPAK e prezantonte Veliajn si person të dënuar, por media siguroi edhe dokumentin e gjendjes gjyqësore të datës 11 shkurt 2025, ku thuhej se Veliaj nuk rezulton i dënuar.
Ky saktësim është bërë edhe në seancë nga dy prokurorët, të cilët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.