TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, theksoi sot se qeveria nuk do ta lejojë zvarritjen e çështjeve gjyqësore dhe se mazhoranca socialiste do të ndërhyjë në ligjet e Reformës në Drejtësi për të adresuar problemet e identifikuara në sistem.
Lamallari shpjegoi se ndërhyrjet do të përqendrohen te procedimet penale, vakancat në gjyqësor, mekanizmat disiplinorë për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe garantimi i të drejtave ligjore për qytetarët. Ai nënvizoi se përmirësimi i sistemit gjyqësor lidhet drejtpërdrejt me synimin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Të mos lëmë pa adresuar me objektivitet çështje si zvarritja e çështjeve gjyqësore, procedimet penale, garancitë ligjore që duhet të ekzistojnë për qytetarët shqiptarë, mekanizmi disiplinor i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët zvarrisin pafundësisht publikimin e vendimeve të dhëna. Çështje të tjera të ndjeshme si vakancat. Nuk ka kuptim që ne të mos adresojmë çështje që vijnë nga ankesat e qytetarëve, në lidhje me drejtësinë që ata marrin”, tha ministri.
Lamallari shtoi se grupi parlamentar socialist do të gjejë zgjidhjet ligjore të duhura për ndryshimet e planifikuara dhe Ministria e Drejtësisë do të vijojë të mbajë rolin e saj kushtetues.
Lamallari gjithashtu bëri apel për ish-pronarët që kanë dokumente të paplota për kompensimin financiar, duke njoftuar se ATP do të organizojë ditë të dedikuara për asistencë dhe plotësimin e dosjeve.