TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri me dije se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara vazhdon punën për lirimin e hapësirave publike të zëna prej vitesh nga grumbullimi i pasurive që administron.
Sipas tij së fundi është liruar një tjetër hapësirë pranë lumit Vjosa, e cila prej 15 vitesh ishte e zënë nga pasuri të luajtshme të sekuestruara.
“Përmes ndërhyrjes së AAPSK, kjo zonë tashmë rikthehet në funksion të mjedisit dhe komunitetit, duke mos rrezikuar më ndotje”, nënvizoi Lamallari.
Ministri tha se ky është një tjetër hap drejt administrimit më efikas dhe transparent të pasurive.