AKTUALITET, 4 Korrik 2024, 23:22

Lali Eri aksioner te hoteli në Durrës? Lala: Hetimi që duhet të bëjë prokuroria

Lali Eri aksioner te hoteli në Durrës? Lala: Hetimi që duhet

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV se hetimi që duhet të bëhet për hotelin e drejtorëve të kompanisë “5D” në Durrës duhet të nxjerrë nëse ai po përdoret për të bërë pastrim parash. Ajo tha se përgjigjia që duhet të japë SPAK është nëse zotëron Veliaj përqindje në këto investime, apo hotele.

“Në një episod të bisedave Jona Bejko, punonjëse e kompanisë 5D ngre dyshime se një nga aksionerët e hotelit në Durrës mund të jetë Lali Eri, kryetari i bashkisë së Tiranës. Gjykata orienton prokurorin.

Hetimi që duhet të bëjë prokuroria është nëse ky hoteli po përdoret për të bërë pastrim parash. Gjykata ka orientuar nëse këto investime të ish-zyrtarëve të bashkisë janë para të ardhura nga korrupsioni. Përgjigjia që duhet të japë SPAK është se a zotëron Veliaj përqindje në këto investime, apo hotele.

Dihet që Redi Molla është njëri prej aksionerëve”-tha Lala.