TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se sipas një dëshmitari në gjyq, ai ka porositur vrasje.
“Pse e fshihni kreun e organizatës kriminale Edi Ramën nga parlamenti? Pse, ai nuk paraqitet në asnjë interpelancë? Pse turpëroheni nga veprat e tij dhe nuk e nxirrni dhe pranoni t’u llomotisë në ato mbledhjet e asamblesë çfarë do e çfarë nuk do, pse nuk del këtu? Cila është arsyeja që e fshihni atë?
Tre ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqit ndër betim se ka porositur vrasje. E dëgjuat ju këtë? Ka porositur vrasje. Jeni dëshmitarë kur i thoshte tjetrit ta dimë targën. Kur i thuhet tjetrit të di targën, do të thotë të marr nishan. Ta di targën, i thoshte. E ke personale, i thoshte.
Ja që del dëshmitari në gjyq tani dhe i thotë se ka porositur vrasje. Prandaj nuk del këtu ai. A ekziston për këtë pseudomazhorancë ligji i konfliktit të interesit? Jo. Me tre vendime i ka dhënë vëllait të vet 38 mijë metër katrorë. Sarajet e tij janë me 8400 metër katror oborr-park. Të deklaruara vetëm 4 mijë, edhe ato nga tokë bujqësore të shndërruara në kopsht me hajni.
Pse e fshihni ju Edi Ramën? Si do kaloni ju në këtë mënyrë? Cili ishte ministri i Brendshëm që ka porositur vrasje me të? Na thuaj pak se është deklaratë nën betim, është dëshmi nën betim ajo para gjykatësit.
Tani cili është se ja ku janë, ta gjejnë vetë se cili është. Si u duket ju kjo? Nga një Irfan Azizi nga Berati. Si u duket ju kjo? A e kuptoni se keni kryetar një kryetar organizate kriminale?”, deklaroi Berisha.