AKTUALITET, 15 Shkurt 2023, 17:02

“Kuvendi nuk mund të jetë zyrë noteriale e korrupsionit të Ramës”, Meta thirrje qytetarëve: Të enjten të gjithë përpara Parlamentit!

“Kuvendi nuk mund të jetë zyrë noteriale e korrupsionit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e ditës së nesërme të thirrur nga opozita përpara Kuvendit.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Meta thotë se Kuvendi nuk mund të jetë zyrë noteriale e korrupsionit të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se revolta popullore nuk do të ndalet deri në largimin e plotë të Ramës nga pushteti.

“Revolta popullore është më e vendosur se kurrë dhe nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës, i cili kërkon të asgjësojë edhe Kuvendin, sepse kërkon të shuajë llogaridhënien, pluralizmin dhe opozitën”, thuhet në videon e publikuar nga Meta.

Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim.

Prandaj nesër, në ora 10:00, të gjithë së bashku përpara Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare.