TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike ka zhvilluar këtë të hënë, 16 mars, mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku u morën disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset në strukturat e saj.
Sipas gazetarit Osman Stafa, gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill. Po ashtu është caktuar që procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të zhvillohet më 23 Maj, ndërsa Kuvendi Kombëtar do të mblidhet më 6 qershor.
Ndërkohë, është përcaktuar edhe kalendari për proceset e tjera organizative brenda partisë.
Grupi për Rishikimin e Statutit:
1. Gazment Bardhi – Kryetar
2. Oerd Bylykbashi – Anëtar
3. Ivi Kaso – Anëtar
4. Gent Strazimiri – Anëtar
5. Enno Bozdo – Anëtar
6. Elda Hoti – Anëtar
7. Keltis Kruja – Anëtar
8. Adriana Kalaja – Anëtar
9. Marash Logu – Anëtar
10. Franc Nuri – Anëtar
Më herët, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha tha se:
“Të vazhdojmë në këtë drejtim, të finalizojmë sipas përcaktimeve që u lexuan zgjedhjet në degë, ta mbyllim këtë proces, ta finalizojmë me Kuvendit në fillim të qershorit dhe rikthehemi krahas kryengritjes paqësore, rikthehemi tek përgatitjet për zgjedhjet vendore, për të cilat duhet të angazhohemi me të gjithë forcën.”