AKTUALITET, 21 Nëntor 2024, 10:57

Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Rama: Ka ende shpresë që shqipja do t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli! Shumë shpejt edhe gjuhë zyrtare në BE

Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Rama: Ka ende shpresë që

Po mbahet Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se shqipja do t’i mbijetojë barbarive të këtij shekulli me rrjetet sociale, madje shtoi se shumë shpejt ajo do të jetë një gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian.

“Ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli që kërcënon gjerësiht gjuhët në tërësi dhe rrënjët e njerëzimit në përgjithësi.
Shumë shpejt do të jetë edhe gjuhë zyrtare në BE, ku në mos gjuha më e lashtë e kombeve europiane, do të rreshtohet ndër më të rrallat e të veçantat mes tyre.

Dua të them se ky Kuvend vjen edhe si produkt i samitit të 3 të diasporës të mbajtur në Tiranën nëntorin e vitit të shkuar ku shqipja ishte një nga temë kryesore dhe nga ju ne dolëm së bashkë me komunitetin në disa përfundime e morëm disa angazhime", deklaroi rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se sot jetojmë në kushtet e një presioni të gjuhës shqipe, që vjen si rezultat edhe i rrjeteve sociale.

“Ky është një falënderim që lidhet me një ndjesi befasie që unë personalisht përjetova nga niveli i konkursit dhe nga fakti që duke parë ata nxënës të konkurrojnë në këtë lëndë jo të lehtë. Kjo kur me tepër jetojnë në kushtet e një presioni kundër gjuhës shqipe. Kjo si rezultat i rrjeteve sociale. Ju them që mendova se ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli që kërcënon gjuhët në tërësi dhe vetë rrënjët e njerëzimit në përgjithësi.

Në vitin 1972, asokohe isha në klasën e dytë, Eqerem Çabej ka publikuar një ese për gjuhën shqipe. Në atë ese Cabej shkruan ‘shqiptari ka pasur shumë emra, por gjuha është 1. Mendime ka që të ketë dalë nga emri i shqipes, emri nga shpendi qysh prej kohës së Skënderbeut’.

Sot ky Kuvend i Gjuhës Shqipe është përmbajtjesor për disa arsye të rëndësishme, në përvjetorin e 116 të miratimit të alfabetit. Është një moment kur shqipja bëhet faktikisht edhe përmes kësaj date të veçantë, një përkatësi e përbashkët për të gjithë ne.”, u shpreh Rama.