AKTUALITET, 13 Korrik 2026, 11:36

Kuvendi/ Kapri: Keni frikë nga e vërteta e Shehajt! I keni mbyllur biznese, por nuk do na e mbyllni dot gojën

Kuvendi/ Kapri: Keni frikë nga e vërteta e Shehajt! I keni mbyllur

Debatet me deputetit Erald Kapri dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla: Kapri iu përgjigj Ballës për pyetjen pyetjen publike që i drejtoi Agron Shehajt në Kuvend duke thënë se qeveria ka frikë nga e vërteta e Shehajt.

Kapri: Akuza tuaja ndaj kryetarit ë partisë Mundësia, janë kthyer në agronofobi. Agronofobia është frika nga e vërteta e Shehajt. Keni çdo instrument në dorë. Del ministri i financave e shantazhon me kompanitë e veta. I keni mbyll biznese, nuk do na e mbyllni dot gojën. Ju nuk jeni mësuar me një model biznesmeni që krijon mijëra vende pune dhe sjell qindra mijëra euro në ekonomi.

“Jam Taulant dua 100 mijë euro’ dhe ia çoi çantën biznesmeni duke kujtuar se është Taulant Balla. Shqiptarët kanë dalë në shesh Taulant, s’do të lejojnë të bësh bixhoz me jetët e shqiptarëve.

Balla e konsideroi Kaprin një asistent të Shehajt, ndërsa i tha se ishte ai që në zgjedhjet e 11 majit, i kërkoi nëpërmjet miqve Ballës, t’i mbronte votat nga PD.

Balla: Të fala Gones. I vetmi deputet që ka ardhur me asistent me vete kur është zgjedhur. Kur numëronim votat e diasporës, ky (Kapri) më fuste miq mua që ti kërkoja numëruesve tanë, i kam mesazhet këtu,  të ruajnë votat et ua se po ti vidhte PD. Betohu. Turp të kesh. Vetëm burrë s’mund të bëhesh ti. Ky është dallimi më i madh mes numëruesve që vendos PS dhe atyre që vendos partia jote, se nga PD vjen ti. Ta kisha thënë kisha  vit mos u kruaj me mua. Votat ti mbrojtën numëruesit e PS. Ti erdhe deputet në këtë sallë falë numëruesve të PS. Unë mendoj se koha kur partitë numërojnë votat ka përfunduar një herë e përgjithmonë. Është staliniste që pa 36 vitesh, partitë të vazhdojnë të numërojnë ende vota. Po të isha prej teje, do të flisja për këtë, jo të mbroja kryetarin e partisë që ka mundësinë të mbrohet vetë. Më bën përshtypje që një shtëpi, 150 m katrorë të shitet 15 milionë euro. Sa për protestën, pavarësisht se simbol i protestë ishte flamengo, do e konsideroja dhe me një kalë t bukur të bardhë. Te ky kali, ti Gonja, Qorri, Llapi dhe Saliu jeni si miza te bishti pak majtas te kali. Unë respektoj kalin por nuk kam si të respektoj mizën. Gjithë përpjekja juaj për tu shitur si përfaqësues të protestës, nuk ju njohim, nuk duam. Unë s’po njoh Saliun.