TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa mori fjalën në Kuvend, deputeti Erion Braçe tha se aktiviteti i call center-ave nuk është risi, por është e nevojshme që në rastet e krimit, të cilin e quajti individual, të ndalohet nga autoritetet.
Gjithashtu i tha opozitës se nuk mund të përmendë emra të përveçëm të mazhorancës, kur kjo e fundit mund të mos ketë asnjë dijeni për çfarë ata bëjnë.
Braçe theksoi se është e nevojshme edhe hartimi i një strategjie të qartë për goditjen e këtij fenomeni, me përfshirjen e të gjithë institucioneve përkatëse duke filluar nga AMF e deri te Sektori Kibernetik në Policinë e Shtetit.
“Aktiviteti i call Centerave apo Forex në këtë vend është aktivitet i hershëm dhe se ka qenë i tillë. Kam kërkuar kohë pas kohe në komisionin e Ekonomisë shpjegime nga autoritetet dhe të mbikëqyrjes financiare, të pastrimit të parave dhe policisë së shtetit. Herën e fundit që kam folur për këtë gjë jo më larg se muaj më përpara dhe kam kërkuar në komision zhvillim një seancë të përbashkët me institucionet e tjera, përfshirë AMF, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, të parandalimit të pastrimit të parave dhe sektorin kibernetik në policinë e shtetit për të hartuar një program të qartë për goditjen e këtij fenomeni. Ky është krim individual mashtrimi. Ajo që duhet kërkuar nga të gjitha agjencitë ligjzbatuese të merren me këtë fenomen dhe ta godasin, se turpëron dhe shkatërron imazhin e Shqipërisë në raport me qytetarët e BE.”, theksoi Braçe.
Sa për akuzat kundrejt sektorit të ndërtimit, Braçe nënvizoi se nuk mund të damkoset në mënyrë kolektive.
“Ky nuk është një krim shtetëror, është një krim individual i personave që merren me këtë aktivitet kriminal. Është një fenomen që turpëron dhe shkatërron imazhin e Shqipërisë në raport me vende të BE që janë treguar bujarë me këtë vend. Mënyra si tregohen ngjarjet është abuzive, është histori e denjë dhe për Hollivudin.
Unë s’kam ndërmend të merrem me filma, vazhdimisht në këtë sallë do të merrem me fakte, deri në fund. Do ju kërkoja që kur flisni për mazhorancën, duhet të dini që mazhoranca mund të mos dijë gjë fare për emrat që përmenden këtu dhe s’e ka për detyrim. Unë as e njoh fare këtë ndërtuesin, as e di kush është, as e kam takuar në jetën time dhe kam pasur shumë dëshirë t’i rri përballë kur zë trotuare.
Është e thjeshtë të damkosësh një sektor të tërë dhe të thuash ndërtimi është sektori i kriminalizuar dhe duhet të kemi parasysh që në ndërtim ka një sektor publik dhe një privat që gjithsecili nga ne mund të ketë rezerva, por duhet të ketë parasysh numrat zyrtarë dhe mos të bëjmë pis në mënyrë kolektive”, tha Braçe.
Më pas u ndal te zjarri që ra në pallatin te zona e quajtur “Farmacia 10”. Duke adresuar akuzat e ngritura gjatë seancës nga opozita për ndërtuesin e pallatit Armand Lilo dhe lidhjet me qeverinë, deputeti socialist theksoi se nuk e njeh personalisht atë, por shtoi se ka dashur që ta ketë përballë kur zë hapësira publike.
“Mënyra se si tregohen këtu ngjarjet është abuzive, histori e denjë edhe për hollivudin, i cili ka bërë filma për këtë fenomen. Skam ndërmend të merrem me filmin, në këtë sallë merrem me fakte. Do t’iu kërkoja që kur flisni për maxhorancë, është një e tërë por është edhe individuale, dhe kur implikoni maxhorancën me filanin e fistekun, duhet të dini se maxhoranca mund të mos e dijë fare për emrat që përmenden këtu. Nëse ka marrëdhënie individuale, kallëzim. Unë as e njoh fare këtë ndërtuesin, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetën time dhe kam patur dëshirë ti rri përballë kur zë trotuare dhe zë hapësira publike. Kështu që do të ishte me vlerë që emrat dhe atje. Salla e kuvendit, e pashë dje se çfarë ka ndodhur atje në kompleks, mund të thosha që aty duhet arrestuar këtu filani e filani, por doja ti qëndroj statusit tim të deputetit. Nuk arreston deputeti, por institucionet që kanë për detyrë të hetojnë dhe kryejnë hetim të plotë për çdo rast ku kryhen shkelje. “, shtoi deputeti.