TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD, Sali Berisha vijoi edhe në seancën plenare të sotme të akuzojë qeverinë dhe mazhorancën se është shkaktare e një ngërçi të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
"Integrimin europian ju e mbyllët, dërgoni poshtë e përpjetë të deleguara të diskredituara që jo vetëm nuk ju zgjidhin punë, por neverisin të gjithë ata që i takojnë, i bazoni në telefonatat hektike të një njeriu që uroj që të mos i marrë më në telefon, por nuk ky është procesi",- tha Berisha.
"Po nafta 150 lekë shitet në Maqedoni, sepse ajo mori masa të tjera pas rritjes së çmimeve. Për fermerët shitet shumë më lirë. E keni shndërruar në një ndëshkim për shqiptarët, a mundet parlamenti të kapërcejë këtë çështje. Mos harroni një gjë, qëndrimet që mbani ju bëjnë fajtorë",- shtoi ai.