TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vrasja e një 14-vjeçari, Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë është bërë temë debati në seancën e sotme plenare. Opozitë-maxhorancë kanë shkëmbyer akuza për situatën e rendit dhe sigurisë në vend.
Deputeti i PS, Etjen Xhafaj iu kthye deputetes Zhupa duke i thënë se po e përdorin vrasjen për politikë.
"Nuk jam ndjerë kurrë i turpëruar që jam në këtë sallë për mënyrën se si u soll dje kjo çështje.
Si çdo prind që e mori vesh atë lajm në sallë ndërsa flisje pa pikë ndjesie. Si çdo prind që ka një djalë 14 vjeçar në shkollë kam mbajtur frymën, dhe unë e kam një të tillë 14-vjeç në shkollë.
Nuk mund të marrësh përsipër të falësh ca gjëra dhe ta kthesh më patetizëm politik dhimbjen e kësaj familje.
Në vend se të rrimë e të flasim si ti zgjidhim më mirë, të mendojmë çfarë të bëjmë për të zgjidhur jo të dalim aty të bëjmë patetiken nga mëngjesi në darkë. Kur nga mëngjesi në darkë promovono dhunën, nuk mund të rrish të tregosh të tjerët me gisht", tha Xhafaj.