AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 11:17

Kuvend/ ‘Akuzuan Belind Ballukun për protestën’, Berisha ngatërron Këlliçin me zv.kryeministren: Ju meritoni zhdukjen!

Kuvend/ ‘Akuzuan Belind Ballukun për protestën’, Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas tensioneve të krijuara në seancën e Kuvendit ditën e sotme, ku opozita bllokoi edhe foltoren për disa minuta, mori fjalën përsëri për replikë, duke iu përgjigjur akuzave të mazhorancës.

Ai tha se ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku i ka në dorë ata, teksa nuk i shpëtoi edhe një lapsus gjatë fjalës.

Teksa fliste për rastin e procedimit të deputetit Belind Këlliçi për protestën e opozitës më 10 shkurt, ai ngatërroi emrin duke thënë “Belin Balluku…” dhe kjo shkaktoi të qeshura në sallë nga të gjithë deputetët.

“Akuzuan Belind Ballukun, akuzuan Belind Këllëçin se organizoi kryengritjen....Atë se akuzoni dot, se ajo ju bën petë juve, kur ngrihet ajo dhe më nxjerr rregulloren për një fjalë që unë përdora....”, tha Berisha.  

Berisha nënvizoi se socialistët janë ata që vrasin dhe akuzojnë opozitën, duke sjellë një shembull të 22 shkurtit 1991.

“E patë, e patë. Këta janë hajdutë, e patë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Shqiptarë ju jeni shpresa e zgjidhja. Këta janë në panik të tmerrshëm, si në 22 shkurtin e 1991.

Atëherë Sigurimi i Shtetit qëlloi dhe ekzekutoi te Shkolla e Bashkuar një oficer të ri policie. Thanë se e qëlloi një person me xhaketë të bardhë, Azem Hajdari. Mirëpo Hajdari atë ditë ishte në Devoll. Atë e vrau vetë qeveria për të akuzuar opozitën”, tha Berisha.