AKTUALITET, 22 Janar 2026, 22:16

Kush vrau më 21 janar? Bregu: Kishte plot dëshmitarë në kryeministri. Soko: Viktimat u përdorën për interesa politike nga PS

Kush vrau më 21 janar? Bregu: Kishte plot dëshmitarë në

Gazetarët Sokol Bregu dhe Pano Soko, duke komentuar vrasjet e 21 janarit 2011 në bulevard, deklaruan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kjo ngjarje është përdorur politikisht nga të gjitha palët. Bregu tha se duhet shkuar fillimisht te bashkëpunëtorët në vrasje, që të shkohet te ai që dha urdhrin, ndërsa Soko tha se 21 janari dhe viktimat janë përdorur nga politikanët që janë sot në pushtet.

Biseda

Bregu: Kur Rama erdhi në pushtet në 2013 ishte me Metën dhe e pengoi kjo që të bënte hetimet. Pastaj LSI kishte Ministrinë e Drejtësisë. SPAK nuk e pranoi si çështje dhe u detyrua më pas pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut se i do gjërat e gatshme, siç janë këto të SKY Encroçat.
Ka një gjë si zbardhet. Nuk ka letër që ka shkruar nga Berisha që të ketë dhënë urdhër. Por ka patur dhjetra njerëz që kanë punuar në kryeministri. Vetë Berisha ka pranuar se ishte vrasje shtetërore, por nuk ka patur dënim për ata që shkatërruan serverin. Janë një pjesë e madhe e personave që i refuzuan urdhërat e prokurorëve. A u bënë hetime? Ata që shkatërruan serverat, morën edhe detyra të mëdha politike. Nuk ka nevojë të shkojmë vetëm te urdhëruesi. Nëse nuk çon bashkëfajtorët para drejtësisë, si do të shkosh te njeriu që mendon se ka dhënë urdhër?

Soko: 21 Janari është shumë përtej katër vrasjeve. E gjithë kjo maskaradë që po shfaqet edhe sot tregon se qëllimi i asaj dite nuk ishte thjesht një protestë. Ngjarja dhe viktimat janë përdorur për interesa politike nga një forcë që atëherë synonte pushtetin dhe që sot është në qeveri. Ishte shfrytëzimi i atyre kufomave për interesat politike të një partie që erdhi në pushtet dhe që edhe sot, pas 15 vitesh, vazhdon ta përdorë këtë ngjarje me një retorikë të shëmtuar.  Ata nuk duan ta mbyllin këtë kapitull. Në momentin që përfundoi 21 Janari, duhej të mbyllej perdja. Por ata e duan këtë ngjarje të përjetshme.