TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arrestohet në Cërrik personi i dytë i shpallur në kërkim në lidhje me sekuestrimin e 1 ton kanabis në Pejë. Në pranga ka rënë Albano Saliu.
Ndërkohë pak ditë më parë u arrestua në Elbasan Erion Etemaj .
Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, ai akuzohet nga Gjykata e Pejës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u mundësua kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. S., 33 vjeç, banues në Cërrik. Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 33-vjeçarit”, thotë Policia.
