AKTUALITET, 3 Janar 2025, 13:47

Kush është 32-vjeçari që mashtroi vëllezërit në Shkodër, ja si “vendoste gjoba në qytet”

Kush është 32-vjeçari që mashtroi vëllezërit

Z.L u vodhi celularin dy vëllezërve në Shkodër dhe më pas i mashtroi, duke u thënë se do t’ua kthente në këmbim të parave.

Mësohet se 32-vjeçari u kap duke bërë gati çantën, për t’u larguar drejt Tiranës. Ai akuzohet se vendoste ‘gjoba’ në qytetin e Shkodrës.

Po ashtu, dy vëllezërit që ranë pre e mashtrimit të tij, pretendojnë se i ka kërcënuar me pistoletë, por deri më tani, policia nuk ka gjetur armë zjarri.

Ndërkohë, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar shumën e parave dhe celularin që ky shtetas u mori dy vëllezërve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.