TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt.
Celibashi sqaroi se kush do e hetojë vjedhjen e votës së emigrantëve.
Kreu i KQZ-së tha për Quo Vadis se autoritetet shqiptare kanë gjithë kopetencën për ta trajtuar këtë çështje.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ekspert të ndryshëm ngrenë pikpyetje se si do të bëhet monitorimi i procesit të votimit të emigrantëve. Për të shmangur votimin familjar, fshehtësinë e votës, shit-blerjen e botës. Sepse duket sikur flasim për dy kode, një që do zbatohet për shqiptarët rezident dhe emigrantët.
Celibashi: Procesi i votimit nga jashtë mund të mbikqyret aq sa ky lloj sistemi e lejon mbikqyrjen dhe kontrollin nga institucionet përkatëse. Por, në momentin që fleta e votimit mbërrin në banesën e votuesit është në vullnetin e tij si do e administrojë, ne nuk mund të bëjmë më shumë.
Borakaj: Po nëse kapet në kushtet e flagrancës, ku hetohet, në Shqipëri apo në shtetin ku është rezident?
Celibashi: Në Shqipëri. Autoritetet shqiptare kanë gjithë kopetencën për t’a trajtuar këtë çështje.