AKTUALITET, 12 Janar 2026, 11:10

"Kurth nga ish-vjehrra"/ U akuzua se braktisi fëmijët dhe i la pa ngrënë në shtëpi, nëna: Detyrohesha të punoja. Nuk abuzoj kurrë me ta!

"Kurth nga ish-vjehrra"/ U akuzua se braktisi fëmijët dhe i

Blerina Basha, nëna e 3 fëmijëve të mitur, rasti i të cilëve u denoncua dje në Durrës, ka thyer sërish heshtjen.

Ajo tha se shtëpia ishte në atë gjendje për shkak se prej disa ditësh në pallat nuk ka pasur ujë të pijshëm. Ajo tha se detyrohej të punonte dhe fëmijët i linte brenda në shtëpi, por nuk do t’i braktiste kurrë ata.

Ajo akuzoi ish-vjehrrën se është futur brenda në banesë dhe ka shkaktuar atë gjendje që u publikua në media, me plehra dhe rroba në çdo kënd.

“Kam familje, por ndodhen jashtë për momentin se nuk janë mirë ekonomikisht. Shtëpia ok, nuk ka qenë në rregull, por jo në atë gjendje. Fëmijët ishin brenda dhe erdhi ish-vjehrra pasi unë i kam rritur me idenë; ke një baba, një gjyshe. Kur doli nga burgu ish-burri nisi lekë për fëmijët, 180 mijë lekë. Por çfarë do bëje unë nëse rri në shtëpi.

E kam 300 mijë lekë qiranë. Fëmijët kanë qenë në shkollë, por kanë qenë sëmurë. Kisha çuar raport në shkollë. Ishin dhe dy javë pushimet. Ditën e hënën nis shkolla, të martën ndodhën përmbytjet dhe ndenjën në shtëpi.

Sot ne jemi pa ujë në pallat. Drita kemi, por ujë jo. Nuk jam nënë që abuzoj me fëmijët. Nuk jam nënë që t’i braktisja fëmijët, se po të doja e kisha bërë me kohë.”, tha ajo.

Nëna e 3 fëmijëve këmbëngul se nuk është e vërtetë që i ka braktisur 3 fëmijët, pasi ajo punon për të siguruar të ardhura. Babai që është në Itali, dërgon vetëm 18 mijë lekë, thotë ajo, duke theksuar se nuk janë mjaftueshëm. Ndërkohë, sa i takon mungesës në shkollë, nëna thotë se ka dërguar raport për fëmijët.

Nëna: Familja ndodhet jashtë. Nuk është se jemi në gjendje të mirë ekonomike.

Gazetari: Sa i përket situatës, pse ishte në atë gjendje shtëpia?

Nëna: Pretendimi im që kam, shtëpia nuk ka qenë në atë gjendje. Është vënë dorë, për të më hedhur mua poshtë. Ajo ka hyrë brenda. Fëmijët e mi janë rritur me dashuri për gjyshen dhe babanë. Nuk kam kontakte. Që kur ka dalë nga burgu, këto muaj nisi 180 mijë lekë, ca do bëj unë me 180 mijë lekë nëse rri 24 orë në shtëpi. Fëmijët nuk kanë qenë në shkollë, kanë qenë sëmurë, u kam dërguar raport.