TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqiptarët kanë shtuar kursimet në banka. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit prill qytetarët dhe bizneset i janë rikthyer rritjes së depozitave, kryesisht në monedhën kombëtare.
Duket se efekti i kursit të këmbimit ka bërë që qytetarët të preferojnë t’i mbajnë kursimet në lekë. Kjo tendencë ka disa muaj që po forcohet, pasi kursi i këmbimit euro-lek ka pësuar luhatje të shumta. Sipas të dhënave, nëse bëjmë një krahasim me një muaj më parë, depozitat kanë shënuar një rritje prej rreth 0.5%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë muajit prill kursimet në lekë arritën në 947.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7.6 miliardë lekësh. Ky segment është ndikuar kryesisht nga bizneset. Ndërkohë, depozitat në valutë, kryesisht në euro dhe dollarë, kanë pësuar një rënie të lehtë prej rreth 2 miliardë lekësh. Në monedhën evropiane, depozitat arritën në 8.8 miliardë euro, me një rritje prej 35 milionë eurosh.
Nëse analizojmë periudhën nga prilli 2025 deri në prill 2026, depozitat në sistemin bankar janë rritur me rreth 1.7 miliardë euro. Peshën kryesore të kësaj rritjeje e mbajnë depozitat në lekë.