AKTUALITET, 14 Mars 2026, 12:41

Kurbin/ Qarkullonte nëpër qytet i armatosur, arrestohet 34-vjeçari, i sekuestrohet makina dhe arma (VIDEO+EMRI)

Kurbin/ Qarkullonte nëpër qytet i armatosur, arrestohet

Policia vendore njoftoi sot (14 mars) se ka finalizuar aksionin e koduar “Siguria” dhe pas sinjalizimeve në rrugë operative, lokalizoi dhe kapi në flagrancë të dyshuarin Elton Prenga.

Si provë materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.

“Si rezultat i operacionit, në qytet Laç, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, thanë burime zyrtare.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Kurbin/ Qarkullonte nëpër qytet i armatosur, arrestohet

Njoftimi i Policisë Kurbin:

“Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.

Si rezultat i operacionit, në qytet Laç, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”.