TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për negociatat e zhvilluara mes SHBA-ve dhe Iranit në Pakistan, të cilat dështuan.
Gjinishi tha se arsyet e dështimit janë se palët nuk bien dakord për pasurimin e uraniumit nga Irani dhe për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, për të cilën ka patur disa skenarë të diskutuar por nuk është rënë dakord.
"Negociatat në fund nuk prodhuan asnjë rezultat. Një nga arsyet e pritshme, që një konflikt nuk mund të zgjidhej me një raund negociatash. Të dy palët nuk toleruan. Dy pika mbeten, pasurimi i uraniumit, SHBA ngulmon që Irani të dorëzojë uraniumin dhe të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.
E dyta, Hormuzi. Irani preferon ta menaxhojë me një forcë ndërkombëtare por jo me SHBA.
Ka patur në prapaskenë katër skenare, se si të menaxhohej Hormuzi. E para, një patrullë ndërkombëtare, me Oman, Pakistan dhe disa vende të BE. U refuzua.
E dyta, hapje e kushtëzuar, disa vende të kalojnë dhe disa jo. Varianti tre, shkëmbimi i hapjes së Hormuzit me heqjen e sanksioenve të SHBA ndaj Iranit. E katërta, monitorim ndërkomëbtar duke futur brenda teknologjinë. Këto variante nuk janë pranuar.
SHBA nuk duan të fitojnë 90% apo 95%, por 100% të pikave. Kur hyn në negociata dhe kërkon 100% do të thotë se nuk do të zgjidhet nëpërmjet negociatave. Pavarësisht se çfarë thotë Trump, që në fillim pretendoi ta hapë Hormuzin, nuk e hapi. Negociatat dështuan pasi palët kanë qenë larg njëra tjerës dhe nuk kanë toleruar. Para se JD Vance të largohej, ka patur një delegacion të dytë nga Irani, ushtarakët e Gardës, nuk dihet pse janë bashkëngjitur delegacionit që po negocionte. Fill pas prezencës së tyre pala amerikanë është tërhequr.
Po bëhen diskutime diplomatike, por ka më shumë diskutime në gjuhë ushtarake.
Ka edhe pikëpyetje të tjera. Pala iraniane, ka përfaqësi të lartë dhe të fortë në negociata. Ka një pjesë të gardës republikane që refuzon çdo dialog dhe marrëveshje, sidomos për Hormuzin dhe uraniumin e pasuruar.
Ideja që Trump, kur i tha botës vramë Ali Khamenei dhe këta që po vijnë janë më të pranueshëm, në fakt janë më radikalë dhe nuk diskutohet. Nga lufta nuk vjen dot një njeri më i moderuar", deklaroi