AKTUALITET, 29 Prill 2024, 12:06

Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin

Tregtarët e Bashkisë së Belshit kanë dalë në protestë përsëri ditën sotme kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për largimin e  tregut nga qyteti.

Tregtarët kanë hyrë me forcë në ambientet e bashkisë dhe kanë kërkuar që kryetari i bashkisë të ulet në takim me ta.

Policia Bashkiake ka mbyllur derën dhe i ka penguar që tregtarët të marrin informacion dhe të përballen me drejtuesit e bashkisë, por ata e kanë hapur derën kryesore me forcë.