AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 18:41

“Kujt i djeg miza tjetër?”/ Berisha përplaset me Spiropalin për videot erotike: Orgjitë e McGonigalit janë reale

“Kujt i djeg miza tjetër?”/ Berisha përplaset me

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se ministret socialiste kanë kërkuar përjashtimin e tij sepse denoncoi veprimtarinë erotike të Charles McGonigal në Tiranë. Ai u shpreh se ato janë reale dhe nuk mund të mbulohen nga socialistët.

“Një përshëndetje qytetarë dhe qytetare. Këtu në këtë strofull të krimit dhe mafies ndodhi dhe vakia e fundit. Një ish ministre kërkoi dënimin tim sepse unë kam denoncuar veprimtarinë erotike të McGonigalit në Tiranë. Të ngrihen në këtë mënyrë është gjëja më e paimagjinueshme.

Prandaj dhe i ftoj zonjat konkretisht të kërkojnë. Fillove ti, edhe ty të dogji miza pas kësule. Çfarë pate ti Elisa? Pse kapitulli erotik është? Si bëni kështu more? A keni fiqir apo nuk keni? Po pse, erotizmin e McGonigalit mbroni këtu?! Ku e di ti? Pse betohesh ti? Pse të djeg ty?

Nuk e mbulon dot jo. A e kupton apo jo? Orgjitë e McGonigalit janë reale. Më duhet zëri për më vonë por secili është parlamenti dhe si ju kanë ndjekur dashuritë e McGonigalit dhe ngrihen njëra pas tjetrës. O perëndi çfarë jeni ju. Kujt i djeg viza pas veshit tjetër?! Me radhë merreni fjalën”, deklaroi ai.

Ministrja e Shtetit për marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e akuzoi liderin demokrat për deklaratat seksiste, siç i quajti ajo.

“Do të mbeteni 10 vjet rrugëve,  e morët peng në '90-ën dhe e kthyen në parti leniniste. Është e turpshme për një burrë që të shantazhopjë gratë. Populli ju rezervon një vend të veçantë duke i bërë gjithmonë më të vegjël, duke i nxjerrë nga skena  politike.

Por ne jemi këtu për tu folur nga Kuvendi.Të jesh i bindur se deklarata që lexoi Denaj është e plotë. Keni arritur në nivelin e pafytyrësisë. Doktor nuk bëhet revolucion, mblidh mendjen”,  u shpreh Spiropali.