TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në fshatin Gegë të Kuçovës kane mbetur rreth 100 banorë kryesisht të moshuar. Edhe pse zonë naftëmbajtëse, mungesa e infrastrukturës ka detyruar te rinjtë të emigrojnë.
“Rinia ka ikur se këtu s’ka rrugë as punë as gjë”, tha një banor. “Këtu del ari i zi dhe ne s’kemi rrugë! Është turp i botës”, tha një banore.
Rrugët që lidhin lagjet Dikatra, Gjolenaj dhe Gegë, te gjitha të dëmtuara, me gropa dhe ujë, duke e bërë lëvizjen të vështirë, sidomos gjatë reshjeve. Ndërsa në verë, banorët përballen me pluhurin që mbulon të gjithë zonën.
“Tani që nis behari është tym e pluhur. Në dimër nuk dalim dot në qytet nga gropat. Kur vijnë zgjedhjet na premtojmë por rrugët nuk i kanë shtruar asnjëherë”, thanë ata.
Mungesa e kanalizimeve i ka detyruar banorët të hapin vetë gropa për ujërat e zeza dhe ato sipërfaqësore, në mënyrë që të mos përhapen në oborre dhe rrugica. “Kemi bërë puse por nuk është zgjidhje”.
Zona është e rrethuar nga puse nafte dhe, sipas banorëve, rrjedhjet e naftës dëmtojnë prodhimet bujqësore. "Nafta këtu është skandaloze se dëmton gjithçka. Nafta djeg hekurat po bimët dhe pemët normal që i ka tharë”, tha një banor.