TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër për miratimin e projektit për rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve që përfshin ndërtimin e një kulle 225 metër të lartë.
Salianji deklaron se nuk ka mbetur pothuajse asnjë pasuri publike që kjo qeveri të mos e ketë kthyer në objekt pazari për përfitim klientelist e politik, ndërsa nga ana tjetër thekson se më e fortë është heshtja se zhurma e betonit. Ai pyet se ku është Sali Berisha këtë periudhë, me Ramën apo kundër Ramës?
POSTIMI I PLOTË
Heshtja që bërtet fort te Pallati i Kongreseve!
Nuk ka mbetur pothuajse asnjë pasuri publike që kjo qeveri të mos e ketë kthyer në objekt pazari për përfitim klientelist e politik!
Sot është radha e Pallatit të Kongreseve. Në zemër të Tiranës, mbi një nga pronat publike më të lakmuara në vend, propozohet një tjetër kullë. E si gjithmonë, transparenca mungon, ndërsa pyetjet e publikut mbeten pa përgjigje.
Kush përfiton? Me çfarë kushtesh? Çfarë fiton realisht qytetari shqiptar? Pse nuk ka debat publik për një pronë që u përket të gjithë shqiptarëve?
Më e fortë se zhurma e betonit është heshtja. Heshtja e atyre që duhet të ishin në vijën e parë të mbrojtjes së interesit publik, duke nisur nga lidershipi i PD! Ku është Sali Berisha këtë periudhë? Me Ramën apo kundër Ramës? Heshtja ndërkohë që pretendon se ende është alternativë!
Kur për një pronë kaq strategjike nuk dëgjohet asnjë kundërshtim, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: a kemi të bëjmë me një përplasje politike reale apo me një konsensus të heshtur kur vjen puna te pazaret me pronën publike?
E njëjta skemë, i njëjti model. Toka publike, hapësira publike dhe pasuritë e qytetarëve vihen në dispozicion të interesave politike dhe private, ndërsa publikut i serviren slogane për zhvillim.
Qeveria sillet sikur është pronare e Shqipërisë, kur në fakt është vetëm administratore e përkohshme e pasurive që u përkasin shqiptarëve.
Një qeveri serioze ndërton dhe mbron hapësirat publike. Një pushtet i konsumuar i shet ato copë pas cope. Prona publike nuk është plaçkë. Nuk është monedhë shkëmbimi. Nuk është trofe pushteti.Ajo është pasuri e qytetarëve shqiptarë.
Për të shembur këtë sistem qytetarët po protestojnë! E këtë kam muaj që po e them në sallat dhe sheshet e qyteteve!