TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andresa Stase, 58-vjeçari që mbyti babanë e tij Mitër Stase në shtëpinë e tyre në Divjakë ka mohuar vrasjen ditën e sotme.
Teksa është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” ditën e sotme, sipas News 24 Stase është shprehur se nuk e ka kryer ai krimin.
“Nuk e kam bërë unë vrasjen, çfarë thoni”, mësohet të jetë shprehur Stasa, teksa dyshohet se ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor.
58-vjeçari çuditërisht ka kërkuar në seancë unazën e gishtit, për të cilën thotë se e ka pasur në dorë ditën e arrestimit.
“Ku e kam unazën”, ka thënë i pandehuri. Ai gjithashtu ka thënë se ditën e krimit ai ka pirë raki me babanë, ndërsa kërkoi edhe gjetjen e autorit të vrasjes së 85-vjeçarit, duke thënë ‘dua drejtësi’.
Andrea Stasa tashmë pritet të dërgohet për një vlerësim të shëndetit të tij mendor.