AKTUALITET, 14 Prill 2026, 16:31

Emrat/ Kryepolici Skënder Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Emrat/ Kryepolici Skënder Hita nis lëvizjet në polici, ja

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita nis 'qarkullimet' e para në polici, duke bere dhe ndryshimet e para!

Mësohet se drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur lëvizjet e para.

Nga detyra është larguar shefi i Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Kreshnik Alimadhi.

Në vend të tij është emëruar Artenis Merkaj, i cili pritet të drejtojë këtë strukturë në vijim, bën me dije gazetarja Xhensila Kodra.

Ndërkohë, Hita ka transferuar edhe shefin e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Kreshnik Alimadhin, duke e dërguar në Lezhë si shef seksioni!

Siç mësohet, ai ka larguar si shef të Komisariatit të Rrugores në Tiranë Neritan Buzin, duke e transferuar në Pukë. Në vend të Neritan Buzit është komanduar Luis Zeqaj.

Po ashtu, edhe komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar, duke u emëruar shef i “Shigjetave” në Tiranë.