AKTUALITET, 25 Janar 2025, 10:31

Kryepeshkopi Jnullatos u nda nga jeta, Spiropali: Ringriti Kishën Orthodhokse Autoqefale, kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare

Kryepeshkopi Jnullatos u nda nga jeta, Spiropali: Ringriti Kishën

Kryeparlamentaja Elisa Spiropali, ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta ditën e sotme të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali vlerësoi kontributin e tij për ringritjen e Kishën Orthodhokse Autoqefale. 

“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe besimtarët orthodhoksë humbën sot Kryebariun e tyre, Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Me vizionin hyjnor, dashurinë e pashterrshme, dijet e gjera, erudicionin e pafund, respektin për besimet dhe komunitetet e tjera fetare, shpirtin e tolerancës, përdëllimin e pashoq, komunikimin e ëmbël fetar e njerëzor, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të mungesave e vështirësive shumë të mëdha, për më shumë se tre dekada, ringriti dhe konsolidoi  Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë. Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe! Nderim e mirënjohje për trashëgiminë e Kryepeshkopit Anastas’, shkruan ajo.