AKTUALITET, 4 Janar 2025, 16:35

Kryepeshkopi Janullatos në spital, Kisha Ortodokse tregon se si është gjendja e tij shëndetësore

Kryepeshkopi Janullatos në spital, Kisha Ortodokse tregon se si

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos pas problemeve me shëndetin si pasojë e një viroze po trajtohet në një spital në Athinë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përmes një deklarate bën me dije se gjendja shëndetësore e Janullatos është stabël dhe po monitorohet nga mjekët.

DEKLARATA

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.

Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialistë.