AKTUALITET, 24 Prill 2026, 12:53

'Kryengritja më e fuqishme në vend'/ Berisha njofton protestën e radhës të opozitës: Qytetarët do mblidhen në rrugë dhe sheshet e Tiranës

'Kryengritja më e fuqishme në vend'/ Berisha njofton

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e opozitës.

Berisha: Jam sot për të informuar shqiptarët se më datën 8 maj, një ditë e rëndësishme shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi.

“Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave.

Ju jeni dëshmitar se pasi bllokoi arrestimin e Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg kërkesën e tij.

Natyrisht nuk kishin më pakt për Ramën në atë mes. Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut për të mbrojtur veten”, tha Berisha.