AKTUALITET, 4 Prill 2024, 11:44

Kryeministri refuzoi interpelancën për akuzat ndaj Olsi Ramës, Bardhi: Të mos fshihet. Lindita Nikolla i fik mikrofonin

Kryeministri refuzoi interpelancën për akuzat ndaj Olsi Ramës,

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla pasi kryeministri Edi Rama refuzoi të fusë interpelancën urgjente për akuzat ndaj të vëllait për lidhje me grupin e trafikut të drogës në Xibrakë.

“Hiqeni nga fjalori kërcënimin se do t’ju ndërpres fjalën. Çdo deputeti të opozitës i paraprihet një kërcënim që do të heq fjalën. Së dyti, trafiku ndërkombëtar i drogës është çështje prioriteti kombëtar.

Trafiku i drogës për Ramën është padyshim çështje private dhe nëse familjarë të tu janë të përfshirë në trafik droge, padyshim që luftën ndaj trafikut të drogës nuk e trajton në Parlament.

Ju ndërpres fjalën”, i drejtohet Lindita Nikolla dhe i fik mikrofonin.

“Nuk ka tremb asgjë rri prit me qetësi vendimin e organeve të drejtësisë, do e marrësh përgjigjen nëse ke shpifur tek organet e drejtësisë.

“Duhet të vijë ai, të mos fshihet pas teje. Frikacakë. Të vijë ai të japë llogari”, i drejtohet Bardhi.

"Nuk e vendos ti, por rregullorja e Kuvendit”, tha Nikolla.