TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Retreat-in e 9 janarit qe mbajti me ministrat tek Vila Qeveritare në Sauk, kryeministri Edi Rama po e vijon sot në godinën qeveritare.
Burime për mediat bëjnë me dije se Rama ka mbledhur ministrat për të diskutuar mbi vijimin e detyrave të lëna në janar, përfshirë hartimin e një plani pune për 2026-ën mbi dikasteret qe drejton secili prej tyre.
Takimi vjen në nje kohë kur situata në qeveri është e tensionuar për shkak të përplasjeve të qeverisë me drejtësinë për çështjen Balluku dhe pikëpyetjeve nëse Rama do ta zevendesojë apo jo zëvendëskryeministren.