AKTUALITET, 16 Prill 2026, 14:40

Kryeministri Rama ndan foton nga Roma: Duke përsëritur mësimet para takimit, motra italiane s’të fal me….

Kryeministri Rama ndan foton nga Roma: Duke përsëritur mësimet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotografi nga Roma, ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë shihet duke shqyrtuar disa dokumente, ndërsa shkruan se “po përsërit mësimet” përpara takimit me homologen italiane, Giorgia Meloni.

“Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”, ka shkruar Rama krahas fotos.