AKTUALITET, 25 Prill 2024, 12:32

Kryemadhi u la jashtë Kryesisë, Meta tregon a do të kandidojë përballë tij për postin e Presidentit të partisë

Kryemadhi u la jashtë Kryesisë, Meta tregon a do të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar nëse Monika Kryemadhi do të kandidojë për postin e Presidentit të PL-së, pasi ajo u la jashtë Kryesisë.

Meta u shpreh se gara është e hapur në të gjitha nivelet, duke shtuar se kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim.

“Jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet, gara është e hapur për Presidentin, gara është e hapur për zv.President, janë dy figurat kryesore të partisë. Kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim.

Mirëpresim çdo alternativë që konkurron me pesë prioritetet tona dhe fuqizon Partinë e Lirisë si forcë politike opozitare në këtë regjim të korruptuar”, tha Meta.