TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ngritur sërish shqetësimin e transparencës në konçensionin e inceneratorëve.
Në një konferencë për shtyp, Kryemadhi deklaroi se nëse koncensioni i inceneratorëve do ishte i ndershëm, atëherë kryeministri Rama nuk do e kishte problem të bënte transparencë.
Kryemadhi thotë se Rama duhet të tregojë se ku janë investuar 128 milionë euro të dhëna për inceneratorin e Tiranës.
“Pse keni frikë nga transparenca. Pse nuk i tregoni qytetarëve shqiptarë investimet në inceneratorin e Tiranës. Pse ka frikë Rama të tregojnë transparencën. Qytetarët e Shqipëriosë paguajnë për investimin 128 mln euro, 29 euro për ton mbetje./ Nëse ky konçension do ishte i ndershëm, Rama dhe inceneratortët nuk do ekishin problem të bënin transparencë. Ku janë 128 mln euro. Transparencë po kërkojmë. Auo që dua të theksoj, që është përsëri për të kujtuar që në çështjen e skemës së evazioni fiskal, ka të paktën 4 nene që janë shkelur. Përfshihet Klodian Zoto dhe e gjithë skema mashtruese fiktive. Ulin pensionet, ulin shërbimet në spitalet e shqiptarëve, ulin shërbimet në arsim” – tha Kryemadhi.