AKTUALITET, 15 Janar 2025, 10:04

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK, momenti kur mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku i Kolonjës,  Erion Isai paraqitet në SPAK, momenti kur

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (15 Janar).

Në pamjet shihet momenti teksa ai futet i vetëm në ambientet e SPAK, ndërsa nuk bëri asnjë koment për gazetarët.

I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.

Më pas, kryebashkiaku i Kolonjës iu drejtua godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët për një kallëzim.