AKTUALITET, 4 Janar 2025, 16:07

Kruja, destinacioni i çdo turisti/ Fluks vizitorësh të huaj në muzeun kombëtar të Skënderbeut

Kruja, destinacioni i çdo turisti/ Fluks vizitorësh të huaj

Kruja është gjithnjë një nga destinacionet kryesore të turistëve në vend. Në ditët e para të janarit, qyteti ka vizitorë të shumtë, shqiptarë të ardhur për të kaluar ndërrimin e viteve në Shqipëri, por edhe të huaj.

“Vij nga Pulja. Më pëlqen shumë Shqipëria, shqiptarët, kultura dhe tradita juaj. Krujën do t’ua sugjeroja të gjithëve ta vizitonin.” – u shpreh turisti italian. Muzeu Kombëtar i Krujës është gjithnjë ndalesa kryesore. Mbi 190 mijë turistë e vizituan muzeun gjatë vitit që shkoi.

“60 mijë më shumë se në 2023. Muzeu u hap në mesin e muajit korrik dhe vitin tjetër kuptohet që do të kemi më shumë.” – u shpreh drejtoi Mehdi Hafuzi.

Janë një sërë faktorësh që tërheqin turiste drejt Krujës, si arkitektura e veçantë, kuzhina tradicionale, por interesi më i lartë është gjithnjë figura e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti. Fluksi më i lartë i vizitorëve në muze nis në muajt e pranverës. Ndërsa pritshmëritë janë që për këtë vit muzeu kombëtar i Krujës të regjistrojë mbi 250 mijë vizitorë.