AKTUALITET, 21 Mars 2026, 20:51

Kriza e karburanteve/ Braçe kritika për masat e qeverisë: Edhe nëse hiqet taksa, çmimi i naftës mbetet më i larti në rajon!

Kriza e karburanteve/ Braçe kritika për masat e qeverisë: Edhe

Lufta në Lindjen e mesme po shkakton një krizë dhe kaos në tregun dhe çmimin e karburanteve, duke prekur edhe Shqipërinë.

Por sipas deputetit socialist, Erion Braçe, ajo është më shumë politikë sesa ekonomi dhe kritikoi disa nga masat e qeverisë.

Ai ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me çmimin e naftës në Shqipëri, duke theksuar se “ai mbetet më i larti në rajon edhe nëse hiqen taksat”.

Braçe thekson se çmimi neto i naftës në vend arrin në 0.984 euro për litër, duke qenë më i lartë krahasuar me vende si Mali i Zi, Greqia, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Bën muuu që është 90% politikë dhe 10% ekonomi”, shprehet ligjvënësi i PS mes të tjerash në video-postimin e tij në Instagram.

Sipas tij:

“Edhe duke hequr komponentët si akciza, TVSH apo taksa e qarkullimit, çmimi në Shqipëri mbetet deri në 40% më i lartë se në vendet e rajonit”.

Deputeti i referohet një analize të publikuar nga ALTAX dhe platforma Polifakt.

Gjithashtu mori për referencë lëvizjet dhe masat që kanë bërë qeveritë evropiane dhe rajonale, duke përfshi edhe Italinë.

Kriza e karburanteve/ Braçe kritika për masat e qeverisë: Edhe