AKTUALITET, 24 Prill 2024, 17:36

Krisje me Erion Veliajn? Edi Rama: SPAK t'i nxjerrë ujin e zi korrupsionit...

Krisje me Erion Veliajn? Edi Rama: SPAK t'i nxjerrë ujin e zi

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për Report TV, u pyet për raportet me Erion Veliajn, duke u nisur nga aludimet se mes tyre ka një krisje. 

Rama, i cili ndërkohë po fliste edhe për SPAK-un dhe një përgjigje surprizuese. 

Kryeministri deklaroi se fjalët dhe aludimet për prishjen e raporteve personale i ka dëgjuar në shumë raste dhe për shumë persona, por i bëri thirrje SPAK që "ti nxjerrë ujin e zi korrupsionit". 

Pyetja e gazetarit në fakt ishte për kryebashkiakun Veliaj, ndërsa Rama zgjodhi që përgjigjen ta japë me një mesazh për SPAK-un, të cilit duket se po ia dorëzon edhe Veliajn. 

"SPAK-u t'i nxjerrë ujin e zi korrupsionit. Ku ka arsye, ku ka prova për këdo qoftë, të godasë dhe të mos pyesë.

Kur ka prova për këdo qoftë, SPAK-u të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas, as lart, as poshtë, por drejt”, u shpreh kreu i qeverisë, ndërkohë që u pyet për raportin e tij me Veliajn.