AKTUALITET, 13 Prill 2024, 16:38

Kreu parakalim të gabuar, policia i bllokon ‘Audin’ drejtuesit, e ndëshkon dhe me gjobë

Kreu parakalim të gabuar, policia i bllokon ‘Audin’ drejtuesit,

Policia i ka bllokuar mjetin një shtetasi, i cili kreu parakalim të gabuar, në afërsi të kryqëzimit duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Gjithashtu, shtetasi me inicialet A.D., është ndëshkuar me masë administrative 10000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Kreu parakalim të gabuar, në afërsi të kryqëzimit duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, evidentohet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore e Korçës.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë,  pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip “Audi” që kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në dalje të qytetit të Pogradecit, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin A. D.

Policia Rrugore falënderon qytetarët që evidentojnë dhe publikojnë shkeljet e kryera nga drejtuesit e mjeteve, dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.