AKTUALITET, 20 Janar 2026, 17:59

Kreu i prezencës së OSBE-së, Tarran takon Klodjan Brahon. Fokusi i bisedimeve te...

Kreu i prezencës së OSBE-së, Tarran takon Klodjan Brahon. Fokusi

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi sot një takim me drejtuesin e sapoemëruar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho. 

Gjatë takimit, siç shkruhet në faqen zyrtare, Tarran e uroi Braho për marrjen e detyrës dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të OSBE-së për SPAK-un në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. 

Dy drejtuesit diskutuan mbi bashkëpunimin aktual dhe atë të ardhshëm mes OSBE-së dhe SPAK-ut. 

Në fokus të bisedimeve ishin mbështetja për ngritjen e kapaciteteve institucionale, ofrimi i këshillave në hartimin e politikave, si dhe shkëmbimi i praktikave më të mira ndërkombëtare. 

Qëllimi i këtij bashkëpunimi, theksohet në njoftim, është forcimi i mëtejshëm i përpjekjeve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë në kuadër të reformave në drejtësi.