TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i dyshuar i një rrjeti kriminal të trafikut të heroinës që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore është arrestuar në Rinas.
57-vjeçari turk Nihat Ozbek, me banim në Holandë, mësohet se është vendosur në pranga në aeroportin e Rinasit më 23 Nëntor teksa po hynte në Shqipëri.
Sipas Europol, ai u arrestua pas një operacioni ndërkombëtar dhe hetimet u drejtuan nga autoritetet gjermane me mbështetjen edhe të Holandës.
Shtetasi turk, dyshohet se fshihet pas një sasi prej 703 kilogramë heroinë që u sekuestruan në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022.
Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani. I dyshuari tani është në pritje të ekstradimit të tij në Gjermani.
Një operacion ndërkombëtar mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e një trafikanti të dyshuar heroine që drejtonte një rrjet kriminal që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore.
Europol shkruan se si pjesë e këtij rrjeti në Shqipëri është arrestuar Nihat Ozbek me origjinë nga Turqia. Në të njëjtën kohë janë kontrolluar prona rezidenciale dhe bizneset e lidhura me të dyshuarin dhe të dashurën e tij u kontrolluan në Roterdam, Holandë.
I dyshuari, ishte një nga objektivat më të rëndësishëm të Europol-it pasi akuzohet për drejtimin e një rrjeti kriminal përgjegjës për importimin në shkallë të gjerë të heroinës në Evropën Perëndimore. Turku dyshohet se është kreu i organizatës pronare e ngarkesës prej 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani.
Hetimi ka arritur të lidhë të dyshuarin me konfiskimin e 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë kontejnerësh sapuni me origjinë nga Irani. Një dozë e vetme heroine, me peshë në njësi të konsumit me dy shifra miligramësh, mund të jetë fatale për konsumatorin. Aktualisht, i dyshuari po pret ekstradimin në Gjermani, informon Interpol