TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mirlinda Karçanaj është liruar nga detyra, pasi është dorëhequr nga posti i Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Mësohet se lirimi nga detyra i drejtoreshës së AKSHI-t ka ardhur si rrjedhojë e dorëheqjes me efekt te menjëherëshëm të dorëzuar nga ajo në 10 shkurt.
Igli Tafa mësohet se është emëruar pasardhës i saj. Pra, në vend të saj është emëruar Igli Tafa, i cili më herët ka drejtuar Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
Fillimisht Karçanaj delegoi detyrën tek Romina Kostani dhe tashmë ka dhënë dorëheqjen teksa ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së. Mirlinda Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.
Me urdhër të SPAK, më datë 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, për abuzime me tendera.
Mirlinda Karçanaj është nën akuzë nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte dhe në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.
Që prej arrestit shtëpiak, Karçanaj funksionet ia kishte deleguar vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.