TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin “Përcaktimi i rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet”, i ndryshuar.
Në një njoftim, KQZ bën të ditur se “shtesat dhe ndryshimet e miratuara konsistojnë në kufizimin e ndryshimit të vendndodhjes së qendrave të votimit nga kryetarët e bashkive pak ditë para datës së zgjedhjeve, me qëllim garantimin e stabilitetit dhe shmangien e konfuzionit të zgjedhësve”.
Sipas KQZ-së, shtesat dhe ndryshimet e miratuara synojnë rritjen e qartësisë ligjore, sigurimin e një procesi të rregullt, përmirësimin e standardeve të aksesueshmërisë dhe transparencës për të gjitha palët e përfshira në proces.