AKTUALITET, 10 Shkurt 2025, 10:45

Kosovë/ Rezultatet e zgjedhjeve në rreth 90 % e votave të numëruara: VV 41.07%! PDK e dyta me 22,31%! LDK 17.58% e AAK-NISMA 7.6%

Kosovë/ Rezultatet e zgjedhjeve në rreth 90 % e votave të

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me mbi 41 për qind të votave, por do i duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar rezultatin e numërimit në orën 09:51. Janë numëruar deri tani 2270 kuti nga 2533 në total, ose 89.62% e tyre.

Lëvizja VETËVENDOSJE kryeson listën me 41,07%, ose me 310318 vota dhe me një rënie prej 1% që nga ora 01:00 e mëngjesit të sotëm (10 Shkurt).

PDK vjen e dyta me 22,31%, ose 168617 vota, LDK me 17,58%, ose 132838 vota, AAK-Nisma me 7,60%, ose 57423 vota, Lista Serbe me 4,01%, ose me 30271 vota dhe Koalicioni për Familje me 2,3%, ose 17361 vota.

Rezultati sipas KQZ me 89,62% e votave të numëruara/ 2270 nga 2533 kuti: 
Vetëvendosje e Albin Kurtit ka marrë 41,07% të votave
PDK ka marrë 22,31% të votave,  kandidat për kryeministër Bedri Hamza
LDK ka marrë 17,58% të votave  kandidat për kryeministër Lumir Abdixhiku
AAK-Nisma ka marrë 7,6% kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj
Lista Serbe ka marrë 4.01 % e votave
Lista për familjen ka marrë 2,3%  e votave
Kreu i Vetëvendosjes shpalli fitoren pak pas mesnatës para simpatizantëve të mbledhur për të festuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shtuar se do të vazhdojë qeverisjen në koaliicion me “Guxo” dhe “Alternativa”.