AKTUALITET, 28 Janar 2023, 20:02

Kosovë/ Plagosen nënë e bijë, autori përplaset me armë me uniformat blu dhe ndërron jetë

Kosovë/ Plagosen nënë e bijë, autori përplaset me

Nënë e bijë janë plagosur në Fushë Kosovë, ndërsa policia thotë se autori ka ndërruar jetë pasi ka qëlluar me armë ndaj vetes së tij.

Siç raporton gazeta Koha, autori është paraqitur në spital me plagë të rëndë, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur.

Pas ngjarjes, autori u larguar, ndërsa Policia ka bërë të ditur se pas lokalizimit të vendndodhjes së tij, i dyshuari i armatosur ka qëlluar në drejtim të policëve. Policia ka thënë se i dyshuari besohet të jetë vetëplagosur, por se janë duke u zhvilluar hetimet për zbardhjen e rastit.

“Për rrjedhojë, i dyshuari i armatosur, në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Fushë-Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve si dhe qytetarëve përreth, dhe me këtë rast ka bërë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore në përputhje me autorizimet tyre. Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar, i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit. Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.